Site icon PrishtinaPress

ATK: Pajisja me certifikatë të Tatimit në Burim është obligim ligjor

Administrata Tatimore e Kosovës (ATK), ri-kujton të gjithë personat fizikë afarist dhe personat juridikë, se janë të detyruar të mbajnë tatimin në burim për pagesat që i bëjnë për: paga dhe pensione, interes, të drejta pronësore, qira, kategori të veçanta dhe për pagesa të caktuara për jo rezidentë, ashtu siç është përcaktuar në legjislacionin tatimor.

“Secili person i cili mban Tatimin në Burim, është i obliguar që deri më 1 mars të vitit vijues të periudhës tatimore për të cilën ka mbajtur Tatimin në Burim, t’i sigurojë pranuesit të të ardhurave, certifikatën e tatimit të mbajtur në burim në formën e specifikuar nga ATK”, thuhet në njoftimin e ATK-së.

ATK, ka të publikuara format e certifikatës së Tatimit të mbajtur në Burim, të cilat mund t’i shkarkoni dhe t’i përdorni për t’i pajisur pranuesit e të ardhurave.

Më konkretisht, në ueb-faqe të ATK-së, në linkun ‘Shkarko deklaratë elektronike’, mund të gjeni format e certifikatës së Tatimit të mbajtur në Burim, si certifikata e Kontributit Pensional dhe mbajtjes në burim të Tatimit në Paga dhe certifikata e mbajtjes në burim të Tatimit mbi Interesin, të drejtat pronësore, qiratë, jo-rezidentët dhe kategoritë e veçanta.

Andaj, ATK u bënë thirrje të gjithë personave që të mbajnë tatimin në burim, si dhe pranuesit të të ardhurave, t’iu sigurojnë ceritifikatën e tatimit të mbajtur në burim.

Me kryerjen e detyrimeve tatimore, kontribuoni direkt në financimin e programeve qeveritare, siç janë ofrimi i shërbimeve publike, arsimim me standarde të larta, mirëqenie shëndetësore dhe sociale, mbrojtje ligjore dhe siguri, si dhe infrastrukturë të përgjithshme për një mirëqenie më të mirë ekonomike dhe shoqërore.

Exit mobile version