Site icon PrishtinaPress

Asamblisti i VV-së godet Njësinë Speciale që protestuan: Hiqni uniformat e kartelat e PDK-së

Pasi Njësiti Special Intervenues (NJSI) dhe Sindikata e Policisë së Kosovës sot kanë protestuar para ndërtesës së Qeverisë së Kosovës në lidhje me pakënaqësitë e tyre, ka reaguar asamblisti i Lëvizjes Vetëvendosje në Kuvendin e Komunës së Prizrenit, Selman Sokoli.

Sokoli përmes një postimi në rrjetin social në Facebook ka shkruar se disa protestues pa maska e të cilët janë nga Prizreni, i njeh dhe siç u shpreh ai janë militantë të PDK-së.

Ai kërkoi që ata t’i heqin uniformat e policisë dhe kartelat e PDK-së.

“Kosova ka votu masivisht Vetëvendosje dhe koalicionin e saj për të mos u shantazhuar Qeveria. Disa nga Prizreni, pa maska i njohim si militantët e PDK-së, kështu që lëreni hajgaret, hiqni uniformat, edhe kartelat e PDK-së që i keni në formën e atyre të pasluftës me shqiponjë dhe dilni hapur krahë për krahë me Rashit Qalajn”, ka shkruar Sokoli.

Exit mobile version