Site icon PrishtinaPress

Arsim Lani tregon për kërcënimin qe e ka marrë nga ministri i Albin Kurtit

Gazetari Arsim Lani ka njoftuar opinionin se një ministër i Kurtit i ka thënë që “ka probleme personale me të” në mënyrë kërcënuese.

Ai ka komentuar dënimin që Kurti ia bëri rastit të rrahjes së gazetarit Valon Syla mbrëmë.

Sipas Lanit, kryeministri duhet të “ndalte gjuhën kërcënuese që gazetarëve u vjen në baza ditore nga kabineti i tij, Grupi Parlamentar, Zyra e LVV-së për medie e deri te aktivistët e partisë që ai e udhëheq.”

Ministri i Kurtit, sipas Lanit i ka thënë atij se ka “probleme personale me të” për shkak të një interviste ku një bashkëbisedues i tij e kishte kritikuar “keq”.

“Unë u mundova ta kthej në humor këtë situatë të pakëndshme – duke i thënë se ‘për gazetarët është kompliment kur pushteti ka relacione të tilla me median’. Por ai e kishte seriozisht dhe vazhdoi duke e rënduar gjuhën: ‘ky duhet të jetë shqetësim për ty’, më tha”, shkruan ai.

Përveç Kurtit, rastin e rrahjes së Valon Sylës e kanë dënuar edhe kryekuvendari Glauk Konjufca dhe ministrja e Drejtësisë Albulena Haxhiu./PrishtinaPress/

Exit mobile version