Site icon PrishtinaPress

“Nuk je seksi kështu”, momente intime mes çiftit Luiz-Kiara në Big Brother VIP Albania

Luizi dhe Kiara vazhdojnë të mbeten dy prej banorëve më të komentuar të shtëpisë së Big Brother VIP Albania.

Ata shpesh marrin vëmendjen e banorëve dhe shikuesve me situatat që krijojnë aty brenda, teksa ma rihyrjen e Kiarës, ata duken më të lumtur se kurrë nën shoqërinë e njëri-tjetrit.

Së fundmi, dyshja pas mbarimit të spektaklit të martën, kanë shijuar një mbrëmje romantike me njëri-tjetrin duke fjetur së bashku në shtrat.

Në një moment Luizi dëgjohet duke i thënë Kiarës: “Nuk je seksi kur bën kështu”, lidhur me qëndrimin e saj mbi një situatë për të cilën diskutonin.

Kiara përndryshe bashkë me tre banorë të tjerë (Kristin, Efin dhe Deamishelin) i kanë shpëtuar këtë javë nominimit.

Ndërkohë pjesa tjetër e shtëpisë janë të gjithë në nominim, ku njëri prej tyre do të largohet të shtunën.

Exit mobile version