Site icon PrishtinaPress

Arsim Bajrami godet Kadri Veselin: Nuk na duhet kjo Kryesi e PDK-së!

Njëri nga themeluesit e PDK-së, Arsim Bajrami ka kritikuar lidershipin e partisë së tij.Ai në një intervistë të dhënë në Zona B në Klan Kosova ka thënë se Partia Demokratike e Kosovës nuk duhet ta ketë një kryesi sic e ka sot.

“PDK-së nuk i duhen 50 anëtarë në Kryesi. PDK-së i duhet një kryesi prej 15 anëtarëve sic ka qenë tradicionalisht”, tha ai, raporton Gazeta Blic.Sipas tij, edhe Grupi Parlamentar i PDK-së duhet të funksionoj unik dhe në një vijë në procese të rëndësishme për vendin.

Ai ka thënë se PDK ka prap gjasa që të dalë partia e parë, por sipas tij, lidershipi i partisë duhet të veproj. Ish- ministri i Arsimit, ndër të tjera ka thënë se PDK po e jep kontributin e saj në qeverinë Haradinaj. “Nuk mund të shkëlqesh në një qeveri, kur nuk e ke postin e kryeministrit”, ishte vlerësimi i tij, kur u pyet për punën e PDK-së në koalicion.
Exit mobile version