Arrestohet pronari i një poligoni armësh në Gjakovë, dyshohet se inskenoi vjedhjen

Policia e Kosovës ka arrestuar një person në Gjakovë, i dyshuar për përfshirje në veprimtari penale që lidhen me shitjen e paautorizuar të armëve dhe deklarimin e rremë.

Sipas komunikatës së Policisë, hetuesit nga Drejtoria për Hetimin e Krimit të Organizuar dhe Krimeve të Rënda, në bashkëpunim me Prokurorinë Themelore në Gjakovë, kanë hetuar një rast të raportuar më 30 tetor 2026 si “vjedhje e rëndë” në një depo (poligon) armësh në Gjakovë.

Gjatë hetimeve, policia ka ngritur dyshime se raportimi i pronarit të depos-poligonit për vjedhje ishte i inskenuar dhe se armët nga poligoni i licencuar dyshohet se ishin keqpërdorur dhe shitur te persona të tretë nga vetë pronari.

Me qëllim të sigurimit të provave shtesë, më 3 nëntor, njësitet policore kanë realizuar kontrolle në tri lokacione në rajonin e Gjakovës.

Gjatë këtij aksioni është arrestuar i dyshuari me inicialet V.C., shtetas i Kosovës, ndërsa janë sekuestruar dëshmi që do të përdoren në procedurën penale.

Me vendim të prokurorit, pas intervistimit, të dyshuarit i është caktuar masa e ndalimit për 48 orë.

Policia bën të ditur se rasti po hetohet për veprat penale “Importi, eksporti, furnizimi, transportimi, prodhimi, këmbimi, ndërmjetësimi ose shitja e paautorizuar e armëve apo materieve plasëse” dhe “Deklarimi i rremë”.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img