Arrestohet një 22-vjeçar në Obiliq për kanosje, i konfiskohet AK-47

Policia e Kosovës ka arrestuar një person të dyshuar për kanosje në Obiliq, pas një reagimi të shpejtë të hetuesve policorë të Stacionit Policor në këtë komunë.

Sipas njoftimit të Policisë, rasti ka ndodhur sot rreth orës 12:30 në rrugën “Fejzullah Preniqi” në Obiliq, ku hetuesit kanë arritur të identifikojnë dhe arrestojnë personin e dyshuar.

Gjatë veprimeve policore, të dyshuarit i është gjetur dhe sekuestruar një armë e tipit AK-47.

I dyshuari me inicialet Sh.P., mashkull, 22 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës, me vendim të prokurorit të shtetit është dërguar në qendrën e mbajtjes për 48 orë, transmeton Klankosova.tv.
Ndaj tij janë iniciuar procedura për veprat penale “Kanosje” dhe “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armës”.

Hetuesit policorë po vazhdojnë punën për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe motiveve që lidhen me rastin.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img