Policia ka bërë të ditur se Njësia e Reagimit të Shpejtë, në mbrëmjen e ditës së djeshme ka ndalur një veturë ku gjendeshin tre persona.
Gjatë kontrollit, fillimisht në veturë janë gjetur dhe konfiskuar 110 gramë marihuanë.
Më pas policia ka kontrolluar edhe shtëpinë e njërit prej të arrestuarve ku ka gjetur 1810,5 gr marihuanë.
“Me vendim të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftimin e PK-së/PrishtinaPress/