Site icon PrishtinaPress

Haradinaj uron Pashkët: Paqja dhe lumturia mbizotëroftë në familjet tuaja

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj u ka uruar sot festën e Pashkëve të gjithë besimtarëve katolikë.

Ai ka uruar edhe shtetasit e huaj që shërbejnë në Kosovë e veçanërisht edhe Papa Françeskun.

Haradinaj ka thënë se është optimist se Selia e Shenjtë e Vatikanit do ta njoh Kosovën së shpejti.

“Le të na shërbejë kjo ditë e bekuar për besimtarët katolikë, që ta ngrisim ndjenjën e respektit për të tjerët dhe t’ua shtrijmë dorën atyre që kanë nevojë! Për ju dhe familjet tuaja, paqe e lumturi, shëndet e harmoni!”, thuhet në urimin e tij./prishtinapress.net/

Exit mobile version