Site icon PrishtinaPress

Ambasadori britanik: Mirënjohës për mikpritjen e kosovarëve ndaj afganëve

Ambasadori britanik në Kosovë, Nicholas Abott është shprehur mirënjohës ndaj Kosovës për pritjen e refugjatëve afganë.

Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Abbott tha se është ndjerë i nderuar që ishte në Aeroportin e Prishtinës, gjatë kohës sa mbërrin 111 afganë për strehim në Kosovë.

Ndihem i nderuar që isha në aeroportin e Prishtinës këtë mbrëmje, pas takimit me të evakuuarit të parë nga Afganistani që po mbërrijnë në Kosovë. Mirënjohës për mikpritjen kosovare”, ka shkruar ambasadori.

Exit mobile version