Site icon PrishtinaPress

Arrin grupi i parë i afganëve në Kosovë

Sonte rreth orës 20:15 ka arritur grupi i parë i afganëve në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari”.

Lajmi është bërë i ditur nga Zyra e Presidentes së Kosovës, përmes një komunikate për media.

Bëhet fjalë për disa afganë që punojnë në NATO dhe familjet e tyre. 

“Sipas paralajmërimit nga autoritetet e NATO-s, grupi i parë i kontraktuesve afganë që punojnë në NATO dhe familjeve të tyre, do të arrijë sonte në orën 20:15 në mbrëmje në Aeroportin e Prishtinës”, thuhet ndër të tjera në kumtesën e presidencës.

Exit mobile version