Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Kosovë ka deklaruar se po i ndjek nga afër zhvillimet e fundit politike në vend, pas procesit për caktimin e zgjedhjeve të reja parlamentare.
Një zëdhënës i Ambasadës amerikane ka theksuar se vazhdimi i ngërçit politik po e dëmton besimin në institucionet e Kosovës.
“Po i ndjekim nga afër zhvillimet. Ky bllokim i vazhdueshëm politik po dëmton besimin në institucionet e Kosovës“, thuhet në përgjigjen për televizionin Dukagjini.
“Ne do të donim të shihnim të gjitha grupet politike të bashkëpunonin për interesat më të mira të popullit të Kosovës”, thuhet në deklaratë.





