Pas këtij vendimi, ambasada amerikane në një përgjigje për portalin “Arbresh.info” ka kundërshtuar përsëri propozim ligjin dhe çdo përpjeke për ndryshimin dhe shfuqizimin e Gjykatës Speciale.
Ambasada amerikane apelon tek institucionet, deputetët dhe udhëheqësit partiak që të braktisin çdo ide shfuqizimin apo rinegiciimin e çfarëdo aspekti të Ligjit për Gjykatën Speciale.
“Apelojmë te udhëheqësit e organeve institucionale, udhëheqësit partiakë, dhe deputetët e Kuvendit, që të braktisin çdo ide për shfuqizimin apo rinegociimin e çfarëdo aspekti të Ligjit për Dhomat e Specializuara. Ne kundërshtojmë propozimligin që është në shqyrtim e sipër dhe çdo përpjekje për të ndryshuar Dhomat e Specializuara në çfarëdo mënyre”, thuhet në përgjigjen e ambasadës.