Madje Zogiani, e ka akuzuar bashkëpartiakun e tij se për t’u bërë deputet, i shfrytëzoi 3 milionët e Postës së Kosovës.
I menjëhershëm ka qenë Fisnik Ismaili i cili ia ka kujtuar Zogianit se ai nuk arriti të zë ulëse në Kuvend, ani pse Vetëvendosje siç u shpreh ai, e priti atë me tepih të kuq. “Mos më fol mue për sedër, Avni. Ma, së paky ti”, ishte replika e tij.
Deputeti i VV-së duket se është shumë afër dorëheqjes nga VV. Ai së fundmi ka pranuar se në partinë e tij janë munduar që humbjet t’i paraqesin fitore.
“Vetë plot herë kam “spin” statusa në favor të Lëvizjes, edhe kur e dijsha që kemi gabue, e problemin e kisha kur brenda e ngritsha si çështje, por kurrkush nuk e pranojke se Lëvizja gabon. Bile edhe u kritikojsha për këtë”, ka shkruar ai në Facebook.
Deputeti i VV-së, kishte marrë goxha para nga PTK-ja. Ai në vitin 2006 kishte nënshkruar një kontratë prej 3 milionë euro me PTK-në.