Site icon PrishtinaPress

Alarm për kamion bombë në stacionin e metros në Londër (Foto)

Stacioni i metrosë “London Bridge” në Londër është evakuuar sot pas një alarmi të policisë nën dyshimin e një kamioni bombë i cili ka hyrë në një zonë të ndaluar për automjete, shkruajnë mediat vendase.

Policia londineze me anë të një roboti për zbulimin e bombave është duke analizuar kamionin i cili sipas policisë dyshohet se mund të ketë lëndë plasëse brenda tij.

Shërbimi i trenave është suspenduar përkohësisht deri sa të vërtetohet pohimet për kamionin bombë.

Exit mobile version