Site icon PrishtinaPress

Ja si do të shndërrohet FSK-ja në Ushtri të Kosovës (Dokument/Projektligji i plotë)

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi sot i ka dorëzuar zyrtarisht kryeparlamentarit, Kadri Veseli, projektligjin për transformimin e FSK-së në Ushtri të Kosovës.
 

Ky projektligj parasheh që FSK-ja të ketë kompetenca të reja që e shndërrojnë atë në ushtri të mirëfilltë.

FSK-ja e re do të ketë mision që të mbrojë sovranitetin dhe integritetin territorial të Republikës së Kosovës, si dhe të kontribuojë në ndërtimin dhe ruajtjen e paqes dhe stabilitetit rajonal dhe atij global.

Lajmi.net e ka siguruar projektligjin për Forcën e Sigurisë dhe ky projektligj parasheh dispozitat e përgjithshme duke nisur nga qëllimi, fushëveprimi, përkufizimet, etj.

Sipas parimeve të përgjithshme të FSK-së, kjo forcë ushtarake profesionale, e armatosur dhe unike, do të shërbëjë në vend dhe jashtë vendim me pajtim me mandatin dhe dhënë kushtetues dhe ligjor.

Më poshtë e keni projektligjin e plotë i cili pritet të hidhet për votim në Kuvend më së largu deri të premten e kësaj jave.

Exit mobile version