12 persona kanë humbur jetën dhe 19 të tjerë kanë mbetur të lënduar pasi një autobus pasagjerësh doli nga rruga dhe u përplas në një kanal buzë rrugës në Turqi të hënën.
Shoferi i autobusit humbi kontrollin e automjetit, i cili kaloi në korsinë tjetër dhe më pas u zhyt në hendek pranë qytetit qendror turk të Yozgatit, tha guvernatori Mehmet Ali Ozkan.
Autobusi po udhëtonte nga Sivas – rreth 240 kilometra në lindje të Yozgat – për në Stamboll.
Ozkan tha se 11 nga pasagjerët vdiqën në vendin e aksidentit ndërsa një vdiq më vonë në spital.
Pasagjerët e lënduar po trajtoheshin në spitalet e afërta dhe njëri prej tyre ishte në gjendje të rëndë, tha ai.
Shkaku i përplasjes ishte nën hetim, tha Ozkan, duke shtuar se ai dukej se ishte rezultat i “pakujdesisë” nga shoferi.