Site icon PrishtinaPress

34 vjeçari ia vjedh parat babait, ai e çon në burg

Një 34-vjeçar është arrestuar nga policia e Kukësit pasi akuzohet se i ka vjedhur babait të tij 60.000 lekë në banesën e tyre.

“Si rezultat i veprimeve të shpejta hetimore dhe policore, të kryera pas kallëzimit të një shtetasi se djali i tij i kishte vjedhur në banesën e tyre, një shumë parash, është finalizuar operacioni policor i koduar “Next room”, në kuadër të të cilit u kap dhe u vu në pranga shtetasi Sh. M., 34 vjeç, banues në Kukës”, njofton policia.

Në momentin e arrestimit, 34-vjeçarit iu gjetën dhe iu sekuestruan, 40 000 lekë që dyshohet se ia ka vjedhur babait të tij, në banesën e tyre.

Nga hetimet rezulton se disa ditë më parë, në një banesë tjetër në qytetin e Kukësit, i arrestuari ka vjedhur 70 000 lekë, 500 euro dhe disa bizhuteri floriri.

Exit mobile version