Aksident te rrethi në Prishtinë, përfshihen dy kamionë dhe një veturë

Një aksident trafiku ka ndodhur pasditen e sotme në Prishtinë, në pjesën e njohur si “Rrethi i Madh”, afër Stacionit të Autobusëve.

Sipas pamjeve të siguruara nga Klankosova.tv, në aksident janë përfshirë dy kamionë dhe një vetura, ndërsa ende nuk dihet nëse nga përplasja ka persona të lënduar.

Janë siguruar pamje nga vendi i ngjarjes, ku shihen automjetet e përfshira në aksident, ndërsa në zonë është vërejtur prania e qytetarëve dhe automjeteve të tjera.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img