Site icon PrishtinaPress

Aksident në autostradën “Arbën Xhaferi”, një i lënduar

Një person ka pësuar lëndime si pasojë e një aksidneti që ka ndodhur në orët e paraditës në autostradën “Arbën Xhaferi”, konkretisht në rrugën Hani Elezit – Kaçanik.

Lajmin për Klankosova.tv e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë Baki Kelani.

Kelani tha se në aksident ishin të përfshirë dy automjete me targa të Maqedonisë së Veriut.

“Rasti është trajtuar nga njësitet policore. Policia e Kosovës shfrytëzon rastin që të apelojë tek të gjithë pjesëmarrësit në trafik, që të kenë kujdes të shtuar dhe të respektojnë rregullat e trafikut, në mënyrë që të parandalohen aksidentet”, tha Kelani.

Exit mobile version