Site icon PrishtinaPress

Itali: Dy shqiptarë kapen me drogë në vlerë prej tre milionë eurosh

Dy shqiptarë janë arrestuar nga policia italiane.

Aksioni policor u zhvillua në qytetin e Bolonjas.

Ata u kapën me drogë në vlerë prej 3 milionë eurosh.

37 kilogramë kokainë dhe 440 kilogramë hashash, u sekuestruan gjatë operacionit të koduar “Maksi”.

Brenda shtëpisë që përdorej nga të dyshuarit, u konfiskuan edhe 61 mijë euro kesh e po ashtu u gjet edhe armë dhe municion.

Gjatë bastisjeve, u gjet edhe një armë dhe 6 mijë e 380 gëzhoja në një dhomë, shkruajnë mediat italiane.

Të dyshuarit janë të msohës 28 dhe 29 vjeçare.

Exit mobile version