Home Lajme Aksident mes katër veturave në Stuttgart, dëmet qindra mijëra euro

Aksident mes katër veturave në Stuttgart, dëmet qindra mijëra euro

Një aksident në të cilin janë përfshirë katër automjete, ka ndodhur mbrëmjen e sontme në trasenë Stuttgart-Weilimdorf.

Sipas mediave gjermane, rruga është bllokuar për një periudhë të shkurtër dhe është shkaktuar një dëmtim i madh material, transmeton klankosova.tv.

Aksidenti sipas autoriteteve, ka ndodhur rreth orës 18:00, derisa të gjithë personat e përfshirë kanë shpëtuar pa lëndime.

Në aksident, një makinë ka përfunduar në një shpate afër rrugës.

Arsyet e aksidentit ende nuk janë të qarta dhe janë pjesë e hetimeve të vazhdueshme.

Policia ka vlerësuar dëmin në një shumë prej disa qindra mijëra eurosh.

Tre makina ngelën të palëvizshme, dhe desh të tërhiqen mekanikisht nga vendi i aksidentit.

Exit mobile version