Site icon PrishtinaPress

Aksident i rëndë në Suharekë, vdes një fëmijë 14 vjeçar

Një fëmijë 14 vjeçar ka vdekur si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur sot në Suharekë.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Rajonin e Prizrenit, Shaban Osmanollaj.

“Është një vetaksident trafiku me fatalitet, një fëmijë 14 vjeçar ka humbur jetën, ndërsa dy të tjerë kanë pësuar lëndime”, ka thënë Osmanollaj.

Kryetari i Suharekës, Bali Muharremaj ju ka shprehur ngushëllime familjarëve teksa ka publikuar disa fotografi nga vendi i ngjarjes.

“Një i vdekur 14 vjeçar dhe dy të lënduar nga fshati Greikoc, si pasojë e një vetaksidenti i cili ka ndodhur në rrugë Sallagrazhdë – Baqevc. Ngushllime familjarëve”, ka shkruar Muharremaj.

Exit mobile version