Site icon PrishtinaPress

Agim Bahtiri sqarohet për punën e Shakirës tek Ura e Ibrit: Ishte ide e KFOR-it, unë vetëm e publikova

Ish-kryetari i Komunës Jugore të Mitrovicës, Agim Bahtiri i ftuar në emisionin FRONTAL të T7 është pyetur për punën e Shakirës dhe informacioneve të shumta që kanë qenë se ylli botëror do të sillet për të kënduar në Mitrovicë në momentin që do të hapet Ura e Ibrit për qarkullim.

Megjithatë Bahtiri thotë se s’ka qenë ide apo kërkesë e tija që Shakira të këndojë në Mitrovicë, por e KFOR-it.

Ai thotë se vetëm e ka bërë publik një informacion të tillë.

“ Nuk ka qenë kërkesë e imja. Ka qenë kërkesë e KFOR-it. Ka pasur të vijë një yll i botës. Kërkesa u kanë e tyre. Unë e kam publikuar si informacion”, ka thënë Bahtiri në FRONTAL.

Ai është pyetur lidhur me këtë pasi që sot në Kuvendin Komunal të Mitrovicës së Veriut është votuar kërkesa për hapjen e Urës së Ibrit për automjete.

Exit mobile version