Site icon PrishtinaPress

Bahtiri: S’mendoj që do ketë trazira në Veri, “Listës Serbe” i ka humbur fuqia

Ish-kreu i Komunës Jugore të Mitrovicës, Agim Bahtiri në emisionin FRONTAL të T7 ka folur për kërcënimin e “Listës Serbe” se do të ketë trazira nëse do të hapet “Ura e Ibrit” për qarkullim.

Bahtiri ka thënë se nuk e mendon që do të ketë trazira, meqë sipas tij Listës Serbe i ka humbur fuqia dhe se Kosova e ka vendosur rendin dhe ligjin edhe në pjesën e veriut, me përkrahjen e ndërkombëtarëve.

“Unë nuk e mendoj se do të ketë trazira sepse Listës Serbe i ka humbur fuqia, dhe se shteti i Kosovës e ka vendosur rendin dhe ligjin në pjesën e veriut. Dhe bashkësia ndërkombëtar po e përkrah. Bashkësia ndërkombëtare do ta kuptoj se s’jemi kundër askujt. Shteti do të funksionoj dhe do t’iu tregoj vendin secilëve”, ka thënë Bahtiri në FRONAL.

Exit mobile version