Adrian Gjini: Asambleisti i Prishtinës, Betim Abdullahu, i bashkohet Aleancës

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Adrian Gjini, ka njoftuar se asambleisti i Komunës së Prishtinës, Betim Abdullahu, i është bashkuar Aleancës.

Gjini ka bërë të ditur se Abdullahu sjell me vete mbi 10 vjet përvojë në shërbim të qytetarëve të Prishtinës dhe angazhim në institucionet lokale të kryeqytetit.

“Betimi sjell në Aleancë një përvojë të gjatë në shërbim të qytetarëve të Prishtinës, me mbi 10 vjet angazhim në institucionet lokale të kryeqytetit dhe, së fundmi, si përfaqësues i qytetarëve në Kuvendin Komunal të Prishtinës”, ka shkruar Gjini.

Ai e ka falënderuar Abdullahun për besimin dhe vendimin për t’iu bashkuar Aleancës, duke theksuar se angazhimi i tij dhe i profesionistëve të tjerë do t’i japë forcë proceseve të rëndësishme të subjektit politik.

Gjini ka përgëzuar gjithashtu kryetarin e Aleancës në Prishtinë, Kreshnik Smajla, për angazhimin në fuqizimin e degës dhe organizimin e strukturave të Aleancës në kryeqytet.

“Mirë se vjen në Aleancë, Betim!”, ka përfunduar Gjini.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img