Këngëtarja kosovare pas premierës së këngës ‘T’Iqja’ erdhi në emisionin ‘n’KosovShow’ për të folur rreth këtij projekti dhe detaje të tjera nga jeta e saj artistike dhe ajo private.
Adelina si në shaka tha se ishte ajo e cila i ka propozuar Valit dhe janë takuar në një diskotekë e cila ishte e atij.
Por sipas Adelinës në shikim të parë Vali nuk ia jepte përshtypjen se ishte pronar i diskotekës por një punëtor i thjeshtë.
Pothuajse i gjithë emisioni u shoqërua me të qeshura dhe nuk munguar as surprizat.