Autoritet spanjolle nuk e kanë konfirmuar, por as mohuar pozicionin e tyre në lidhje me propozimin e Francës për të lidhur procesin e liberalizimit të vizave për Kosovës me Sistemin Evropian të Udhëtimit dhe Informacionit të njohur si ETIAS, që pritet të futet në funksion tek vitin tjetër.
Ministria e Punëve të Jashtme të Spanjës i ka thënë portalit VisaInfo.com se pozicionet e ndryshme të vendeve evropiane për liberalizimin e vizave për Kosovës do të specifikohet në takimin e radhës të grupit punës në Këshillin e Bashkimit Evropian që do të mbahet në nëntorin e vonë/fillimin e dhjetorit të këtij viti.
“Kjo çështje veç sa është hapur në Bruksel dhe do të përcjell procedurat normale në raport me pozicionet e shteteve të ndryshme”, ka deklaruar Elena Aljarilla, nga departamenti për media në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Spanjës.
Liberalizimi i vizave për Kosovën ishte i përfshirë në agjendë edhe në takimin e 13 tetorit në mbledhjen e fundit të Këshillit.
Gjatë takimit u raportua se autoritetet franceze dolën me propozimin se shtetet që u hiqen vizat duhet të bëhen pjesë e sistemit të ETIAS, që në njëfarë mënyrë e lidh liberalizimin e vizave për Kosovën me operacionalizimin e ETIAS, dhe Belgjika, Suedia, Holanda dhe Spanja e mbështetën këtë propozim.
Gjithsesi, këto raportime nuk është se janë konfirmuar zyrtarisht nga Spanja, prandaj edhe MPJ e Spanjës pohon se pozicionin do ta qartësojnë në takimin e ardhshëm të grupit punues të ministrave.
Në vizitën e fundit të saj në Kosovë, presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, në konferencën e saj për shtyp, tha se liberalizimi i vizave për Kosovën dhe sistemi ETIAS nuk kanë ndërlidhje me njëri tjetrin dhe kosovarët nuk duhet të brengosen, sepse janë dy procese të ndara.
Por, marrë parasysh organizimin institucional në BE, Komisioni nuk është institucioni që merr vendimin, por Këshilli i Ministrave, ku edhe u prezantua nga Franca çështja e ETIAS.