Site icon PrishtinaPress

“Tani po flas unë”, momenti kur një burrë ndërpret fjalimin e Barack Obama-s

Ish-presidenti amerikan Barack Obama u përball me një të papritur, teksa diskutonte për një sulm ndaj Paul Pelosit, bashkëshorti i demokrates Nancy Pelosi.

Obama po fliste në një tubim në mbështetje të guvernatorit të Miçiganit, Gretchen Whitmer, kur një burrë nga turma e ndërpreu atë teksa po përpiqej të diskutonte për klimën politike në Amerikë.

“Ne kemi politikanë që punojnë për të na ndarë dhe për të na bërë të zemëruar dhe të frikësuar nga njëri-tjetri për përfitimin e tyre, dhe e gjithë kjo përforcohet dhe përforcohet 24/7 nga mediat sociale”, tha Obama.

“Dhe ndonjëherë kjo mund të bëhet e rrezikshme”, tha Obama, i cili ndaloi në fjalimin e tij.

Në atë moment dëgjohet një burrë i paidentifikuar duke i bërtitur Obamës, me ish-presidentin që i përgjigjet i zemëruar: “Ja pra, këtë dua të them. Ne ndjekim një proces që kemi krijuar në demokracinë tonë. Tani për tani, unë jam duke folur. Ju do të keni një shans për të folur dikur më vonë.”

Exit mobile version