Driton Selmanaj nuk është i përfshirë në bisedimet për të pagjeturit në Bruksel.
Zëvendëskryeministri i Kosovës Driton Selmanaj nuk ka udhëtuar në Bruksel me delegacionin kosovar për të negociuar për personat e pagjetur.
I kontaktuar nga Klan Kosova, Selmanaj ka thënë se nuk është i përfshirë në këtë temë dhe se nuk do të jete as në të ardhmen pjesë e këtij diskutimi.
Sipas tij deklaratat dhe lajmi që ai po merret me këtë temë nuk qëndron.