Site icon PrishtinaPress

60 mijë e 244 prindër aplikuan për subvencionim të teksteve vetëm në 24 orët e fundit

Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci, ka bërë të ditur se vetëm në 24 orët e fundit, për subvencionimin e teksteve shkollore në platformën elektronike kanë aplikuar 60 mijë e 244 prindër.

Tutje, ajo u ka bërë thirrje të gjithë prindërve që të kryejnë aplikimin, duke iu shkruar edhe të dhëna të paraqiten për çfarëdo kërkese apo ankese rreth aplikimit, transmeton Prishtina Press.

”Të dashur prindër,

Një ditë më parë kemi hapur aplikimin për subvencionimin e teksteve shkollore në Platformën e-kosova.

Sipas të dhënave zyrtare, brenda 24 orëve kanë aplikuar gjithsej 60,244 prindër.

Inkurajojmë prindërit që nuk kanë aplikuar ende që ta shfrytëzojnë këtë mundësi.

Në shërbimin tuaj është edhe numri i telefonit pa pagesë për çfarëdo pyetje që mund të keni rreth aplikimit: 0800 30 900 si dhe emaili: libri@rks-gov.net.

Ju siguroj se të gjitha ankesat do të shqyrtohen me kujdes”.

Exit mobile version