Site icon PrishtinaPress

40 deputetë, “adios” izolimit, s’kanë nevojë për viza

Parlamentarët kosovarë po vazhdojnë të pajisen me pasaporta të Shqipërisë, ndonëse është çështje ditësh kur Komisioni Evropian pritet ta publikojë raportin për liberalizim të vizave. Vlerësohet se rreth 40 deputetë janë të liberalizuar.

Derisa qytetarët vazhdojnë të mos e gëzojnë lirinë e lëvizjes drejt Bashkimit Evropian (BE), deputetët dhe qeveritarët kosovarë po sigurojnë rrugë alternative për të udhëtuar pa viza.

Kjo gjë po u mundësohet këtyre të fundit nëpërmjet Shqipërisë, përkatësisht përmes dekretit për dhënie të shtetësisë shqiptare nga presidenti Ilir Meta.
Ky i fundit po vazhdon t’i pajisë me shtetësi shqiptare politikanët kosovarë, shkruan më tutje “Zëri”.

Vlerësohet se rreth dyzet deputetë të Parlamentit të Kosovës lëvizin pa viza drejt BE-së qoftë me pasaporta të Shqipërisë, të Serbisë (kryesisht deputetët serbë të Kuvendit të Kosovës), si dhe me pasaporta të shteteve të ndryshme perëndimore.

Në anën tjetër, Kosova është në pritje të raportit nga Komisioni Evropian (KE), me të cilin do të vlerësohet nëse vendi e ka plotësuar kushtin e fundit për liberalizim të vizave, atë të luftimit të krimit të organizuar dhe të korrupsionit.

 

Exit mobile version