Site icon PrishtinaPress

Zakon i frikshëm, banorët nxjerrin kufomat nga varri dhe i pastrojnë

Një komunitet i vogël në ishullin indonezian të Sulawesiut ekziston një traditë e pazakontë dhe shumë e frikshme.

Këto imazhe tregojnë banorët e ishullit që festojnë ritualin e lashtë “Ma nene”, që përafërsisht përkthehet në ceremoninë e pastrimit të kufomave.

Çdo vit, familjet vizitojnë varrezat e të afërmve që kanë vdekur dhe nxjerrin eshtrat e tyre dhe i pastrojnë, i veshin me rroba të pastra dhe i nxjerrin rreth fshatit.

Ndërsa, Indonezia është kryesisht një vend mysliman, ky komunitet është kryesisht kristian protestant.

Megjithatë, pavarësisht nga besimi i tyre i krishterë, ata vazhdojnë t’i përmbahen traditave të vjetra, rrënjët e të cilëve kthehen prapa besimeve animiste, siç është “Ma’Nene”.

Ndryshe nga disa kultura të tjera, vdekja është e papranueshme nga këto njerëz.

Exit mobile version