31 aksidente në një javë në rajonin e Ferizajt, 18 të lënduar

Policia Rajonale e Ferizajt ka raportuar se gjatë javës së kaluar (09-15 mars) në rajon janë regjistruar 31 aksidente trafiku.

  • 14 aksidente me të lënduar – ku kanë mbetur 18 persona të lënduar.
  • 17 aksidente me dëme materiale.

Gjatë kësaj periudhe, autoritetet kanë shqiptuar 1,279 gjoba për shkelje të rregullave të trafikut dhe kanë pezulluar 23 patenta shoferësh për kundërvajtje të rënda.

Policia Rajonale e Ferizajt apelon tek të gjithë shoferët për kujdes të shtuar dhe respektim të rregullave të komunikacionit. Qytetarët mund të raportojnë kundërvajtjet në stacionin më të afërt policor, përmes aplikacionit digjital “Lajmëro Policinë” ose në numrin kujdestar 192.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img