Site icon PrishtinaPress

3 vjet me Thaçin president

Hashim Thaçi, kryetar i atëhershëm i Partisë Demokratike të Kosovës, u zgjodh president në raundin e tretë të votimeve mes tensionesh të larta politike më 26 shkurt 2016.

Thaçi fitoi me 71 vota në raundin e tretë pasi në dy raundet e para nuk arriti të sigurojë dy të tretat e votave të deputetëve.

Zgjedhja e tij u kundërshtua ashpër nga partitë opozitare të cilat dy herë radhazi ndërprenë seancën duke hedhur gaz lotsjellës.

Deputetët e opozitës shfaqën dyshimin se kandidati për president Hashim Thaçi, mund të ketë bërë lëshime të reja përballë Listës serbe në shkëmbim të votës së tyre në favor të zgjedhjes së tij.

Derisa po zhvilloheshin raundet e votimeve, jashtë parlamentit, policia përdori gazin lotsjellës dhe “topat e ujit” për të shpërndarë grupe protestuesish që hodhën shishe me benzinë në kundërshtim të procesit të zgjedhjes së presidentit të ri të Kosovës.

Pas këtyre ngjarjeve, detyrën e presidentit Thaçi e mori më 7 prill 2016, ku bëri edhe betimin solemn në Kuvendin e Kosovës.

Exit mobile version