Dy persona dje kanë tentuar të fusin substanca narkotike në qendrën korrektuese në Lipjan.
Raporti policor njofton se nga oficerët korrektues gjatë kontrollit të vizitorëve të dyshuarve iu është gjetur dhe konfiskuar substancë narkotike.
Njëri nga të dyshuarit ka poseduar 101 gramë substancë narkotike ndërsa tjetri 6 gramë, përcjell prishtinapress.eu
Me vendim të prokurorit të njëjtit janë liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt.