Site icon PrishtinaPress

10 thënie motivuese nga njerëz të shquar

Thëniet motivuese marrin vlerë kur vijnë nga njerëz që kanë reflektuar dhe nxjerrë konkluzione nga jeta e tyre.

Rezultatet e përvojës dhe një lidhjeje logjike mes veprimit dhe pasojës, bëjnë që realisht ju të përgatiteni për objektivin e dëshiruar. Për lexuesit tanë sjellim një koleksion me 10 thënie motivuese nga personalitete të shquara të botës:

“Bari është më i gjelbër aty ku e ujisni”

Neil Barringham

“Në vend që të pyesni veten se kur janë pushimet tuaja të radhës, krijoni një jetë nga e cila nuk keni nevojë të arratiseni”

Seth Godin

“Nëse doni të bëni një jetë të lumtur, lidheni atë me një qëllim, jo me njerëz ose sende”

Albert Einstein

“Kur gjithçka duket se po shkon kundër jush, mos harroni se aeroplani ngrihet kundër erës, jo në drejtim të saj”

Henry Ford

“Realizoni ëndrrat tuaja, ose dikush tjetër do t’ju punësojë për të realizuar të tyret”

Farrah Grey

“Një person i cili kurrë nuk ka bërë një gabim, nuk ka provuar asnjëherë diçka të re”

Albert Einstein

“Merrini seriozisht ëndrrat tuaja”

I panjohur

“Të mbash zemërimin në zemër është si të pish helm dhe të presësh që personi tjetër të vdesë”

Buda

“Ju do të keni sukses thjesht sepse shumica e njerëzve janë dembelë”

Shahir Zag

“Mos hiqni kurrë dorë nga një ëndërr vetëm për shkak të kohës që do të duhet për ta realizuar atë. Koha gjithsesi do të kalojë”

Earl Nightingale

Exit mobile version