Site icon PrishtinaPress

10 hektarë mal u përfshinë nga zjarri në Siqevë të Prishtinës

Ditëve të fundit janë raportuar disa raste të zjarrvënieve, në lokacione të ndryshme në vendin tonë.

Kështu ndodhi edhe në Siqevë të Prishtinë, të dielën e nëntë marsit, ku një person ka raportuar se janë përfshirë nga zjarri 10 hektarë mal.

Si rezultat i denoncimit, Sinjali mëson se në vendin e ngjarjes kanë dalë zjarrfikësit dhe njësitë përkatëse policore.

Me urdhër të Prokurorit të Shtetit, është iniciuar rasti për t’u hetuar dhe pritet të zbulohet shkaktari i zjarrit.

Exit mobile version