Ish-komandanti i UÇK-së, gjeneral Sami Lushtaku, sot ka arritur në Hagë, ku nesër do të intervistohet nga prokurorët e Gjykatës Speciale.
Lajmin për mbërritjen e Lushtakut në Hagë, e ka bërë të ditur deputeti Milaim Zeka.
“Pritje per Gjeneral Lushtakun ne Ambasaden e Kosoves. Ambasadori yne ne Holande, sebashku me stafin e tije, priti Gjen. Sami Lushtaku, bashke me deputete e Kosoves, Milaim Zeka, Ganimete Musliu dhe Mergim Lushtaku. Ne Hage ka arritur edhe Driton Lajci”, ka shkruar Zeka në Facebook.