Paolo Tramezzani tashmë nuk është më pjesë e kombëtares. Federata Shqiptare e Futbollit (FSHF) konfirmoi zgjidhjen e kontratës me italianin në mënyrë konsensuale dhe tashmë asaj i mbetet detyra e përcaktimit të pasuesit të tij
“Tani që flasim, Bulku është zëvendës trajner. Mund të jetë kandidat edhe për rolin e Tramezzanit, i cili me largimin e tij ka hapur dy vende, pasi ishte zëvendës trajner dhe drejtor teknik. Do të jetë në dorë të De Biasit nëse do e mbajë ende apo jo Bulkun si zëvendësin e tij”, tha Shulku.
Ilir Shulku, në intervistën e tij, përveç objektivave të Kombëtares, foli edhe për çështjen e stadiumit, duke konfirmuar përfundimin e punimeve në harkun e dy viteve.