Kryetari i komunës së Mitrovicës së Veriut, Erden Atiq i shoqëruar edhe nga nënkryetarja kanë pritur në takim zyrtaren e BE-së, Kati Schneeberger.
Ai ka bërë me dije se bashkërisht kanë diskutuar për zhvillimet në vend dhe punët që po bëjnë si qeverisje e re në këtë komunë.
“E falenderova përzemërsisht për qëndrimet e saj të drejta që ka mbajtur në vazhdimësi znj. Schneeberger”, ka shkruar ndër të tjera ai.