1.6 C
Pristina
Friday, December 27, 2024

Buy now

spot_img

Zyrtarja e Departamentit Amerikan të Mbrojtjes në Serbi, Daçiq e çmon rolin KFOR’it para saj

Ministri i Punëve të Jashtme të Serbisë, Ivica Daçiq, ka takuar sot delegacionin e kryesuar nga zëvendësndihmësja e parë e Sekretarit amerikan të Mbrojtjes për Çështjet e Sigurisë Ndërkombëtare, Tresa Guenov.

Sipas raportimit të “Kosovo Online”, Daçiq ka “theksuar rëndësinë e pranisë së KFOR-it në Kosovë për ruajtjen e paqes”.

Në komunikatën e Ministrisë së Jashtme serbe, që është cituar, thuhet se u shpreh “kënaqësi e veçantë” për përmirësimin e bashkëpunimit mes Serbisë dhe SHBA-së, në fushën e mbrojtjes.

“Në këtë kuptim, ruajtja e paqes në Kosovë dhe mbrojtja e popullit serb është e një rëndësie të veçantë, në të cilën sot KFOR-i ka një rol të veçantë”, njoftohet të ketë thënë Daçiq.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img