Lionel Messi i ka ndarë rrugët me PSG-në. Lajmin e ka dhënë sot trajneri i skuadrës franceze, Christophe Galtier.
Në konferencën për media para ndeshjes me Clermont, trajneri ka qenë i qartë.
“Kam pasur privilegjin të drejtoj lojtarin më të mirë në historinë e futbollit. Do të jetë ndeshja e fundit e Leos në Parc des Princes kundër Clermont” ka thënë Galtier.
Mbetet të shihet tani se cila do të jetë e ardhmja e futbollistit, rikthimi te Barcelona apo pranimi i ndonjë oferte faraonike nga Arabia./Indeksonline/