Site icon PrishtinaPress

Zyrtarizohet data e re e ndeshjes Lincoln Red Imps – Prishtina

Ndeshja e vlefshme për paraelimintaret e Ligës së Evropës, në mes të Lincoln Red Imps dhe Prishtinës, do të zhvillohet dhe tashmë ka një datë zyrtare.

Prishtina do ta luajë ndeshjen e sa në Ligën e Evropës të shtunën me 22 gusht në stadiumin ‘Vitoria’ të Gjibraltarit.

Lojtarët që Prishtina i kishte në ndeshjet e parë nuk do të mund t’i marr me vete, sikurse që nuk do të mund të shkojnë as stafi.

Kjo pasi tetë lojtarë të Prishtinës kishin rezultuar pozitiv në testet e kryera për COVID-19 dhe Prishtina ishte futur në karantinë.

Prishtina për këtë ndeshje ka marrë 25 lojtarë nga klubet e tjera të Superligës, ndërsa ekipin do ta udhëheq trajneri i njohur Ramiz Krasniqi.

Prishtina do të testohet për këtë ndeshje në ndonjërin nga laboratoret e licencuara të UEFA-së në rajon.

Exit mobile version