Site icon PrishtinaPress

Zyrtari i VV’së paralajmëron nga oborri i Qeverisë: Me gjasë këto ditë do të takohemi shpesh këtu

Ish-kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje për deputet në Kuvendin e Kosovës, Valdrin Ahmeti, ka publikuar një fotografi në profilin e tij zyrtar ku shihet bashkë me një shok të tij në obrrin e Qeverisë së Republikës së Kosovës.

Ahmeti ka thënë se mbase në ditët që po vijnë do t’i bie që të takohet shpesh në oborrin e Qeverisë.

“Fatit nuk i dihet, dola me e shfrytezu ecjen 90 minuteshe e kalova kah Qeveria ku u takova me Egzonin. Me gjase ka me na ra keto dite te takohemi shpesh ne kete oborr”, ka shkruar Ahmeti.

Një paralajmërim i tillë nga zyrtari i partisë së Kurtit vjen në një kohë kur nëpër grupe të ndryshme në rrjete sociale bëhet thirrje për protesta masive në rast se Lidhja Demokratike e Kosovës do të marrë në dorë pushtetin.

Exit mobile version