1.4 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Buy now

spot_img

Zyrtari i VV-së: Fajin për vrasje thotë se e kanë gazetarët, jo veç reperat

Avni Zogiani i Lëvizjes Vetëvendosje po fajëson mediat edhe për rastin e vrasjeve mes reperëve.

Këto komente Zogiani i dha përmes llogarisë së tij në Facebook, derisa po komentonte tragjedinë e së shtunës që ndodhi në Ferizaj, ku i vrarë mbeti një 30 vjeçar ndërsa dorasi ishte vëllai i reperit “Buta”.

Sipas Zogianit jo vetëm reperët përçojnë e ndikojnë në dhunë e vrasje në popull, por edhe gazetarët mbase duke mos pasur parasysh faktin se mediat kanë raportuar në vazhdimësi për këtë rast, dhe se është bërë më i lehtë identifikimi i vrasësit.

Ai deklaron se edhe opinionistët që dalin në studio televizive që flasin e akuzojnë të tjerët, kanë ndikim në përshkallëzimin e situatës.

‘’E kur dilni e shiteni si gazetarë por ne fakt flisni si pjesëtare të shërbimeve të sigurisë me “informacione ekskluzive”, as kjo s’ka ndikim ne përshkallëzimin e gjuhës qe pashmangshëm sjell në dhunë?!’’, shkruan Zogiani.

Shkrimi i plotë:

Seriozisht po mundoheni me e perkufizu te rap-eret kete tendencen per dhunen?! Ju qe rrini studiove te televizioneve e shifni veten jasht ketij ndikimi?? Po llojet tjera te kultures qe behet keto kohe nuk po i shifni me ndikim ne kete sens?

Ju mendoni qe nxitja per dhune vie vetem nga nje video-spot ku shfaqet arma, ku ka vargje me referenca dhune?

Po tere ajo pjese e kultures qe thekson lluksin dhe vullgarizon seksin, e qe jo domosdoshmerisht i takon rap-it, por gjindet ne pjeset tjera te kultures qe prodhohet e imponohet qe nga niveli parashkollor?!

Po per tipa qe dalin si opinionistë neper studiot e televizioneve qe flasin e akuzojne deri ne vrasje sepse “m’ka thân mue njeni”, edhe per kte duhet te fajesohet rap-i?!

Po kur futeni ne sistemin e konspiracioneve qe i sherben luftes suaj politike dhe mundoheni ta forconi propaganden politike, aty nuk shifni asnje nxitje per dhune?!

E kur dilni e shiteni si gazetarë por ne fakt flisni si pjestarë te sherbimeve te sigurise me “informacione ekskluzive”, as kjo s’ka ndikim ne pershkallezimin e gjuhes qe pashmangshem sjell ne dhune?!

Po edhe fakti qe per secilen situate kur na shperthen nje dhune mundoheni te gjeni nje viktime dhe gjithçka ta hedhni aty, ne ate gropen qe e krijoni vete, e nuk e shifni fare veten pergjegjes, sepse ne fund te fundit jeni ju ata qe po gjeneroni kete opinion publik te tille çfare eshte, edhe ketu fajin e kane rap-erat?!

Theksojmë se nuk është hera e parë kur figura të VV-së fajësojnë mediat për problemet çka po ndodhin në Kosovë.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img