Site icon PrishtinaPress

Zyrtari i Vetëvendosjes, zbulon se kur do të arrihet marrëveshja mes LDK-së dhe VV-së

Anëtari i Lëvizjes Vetëvendosje, Agim Bahtiri ka thënë se qëndrimi i Xhelal Sveçlës pranë Marko Gjuriqit, ishte për ta përfaqësuar dhe mbrojtur Kosovën.

Bahtiri përmes Facebook ka thënë se VV nuk ishte aty për ta ndarë Kosovën siç kanë bërë partitë e tjera ndërsa ka shtuar se nuk mund të kritikohet Sveçla nga ata që ia falen Malit të Zi 8200 hektarë tokë.

 

 

“Për dallim prej tyre, Xhelali nuk ulet për të biseduar ndarjen e Kosovës, sepse ai as nuk blihet e as nuk shitet, as nuk mund të shantazhohet e as kërcënohet, sepse është i pastër si loti në aspektin privat e zyrtar. PAN-it po i dhemb se marrëveshja për koalicion do të arrihet javën që vjen, andaj nuk po lën guri pa lëvizur për ta penguar formimin e Qeverisë Kurti. Njëjtë siç dështuan ta ndalin fitoren e VV-së, ashtu do të dështojnë ta pengojnë formimin e Qeverisë Kurti”, ka shkruar ai.

Exit mobile version