Site icon PrishtinaPress

Zyrtari i PDK-së, Robertit: O maneken, që kurrë si paguan tatimet, trrus në konvikt

Zyrtari i Partisë Demokratike të Kosovës në Gjilan, Flurim Arifi i ka reaguar këngëtarit, Robert Berisha, i cili po qëndron qe 2 ditë në karantinë, tek konviketet e Prishtinës.

Sipas Arifit, Berisha nuk duhet t’i ankohet institucioneve të vendit, pasi i njëjti nuk paguan asnëjherë tatime, transmeton Indeksonline

“Shihet ti, ky paska menduar që aty e kanë dërguar në pushime, oh maneken (qe kurrë nuk i paguani tatimet e shtetit) Kosova nuk është Gjermani, karshi mundësive mjaft ka bërë. Kështu që rri trus aty dhe shpresoj që nuk je i prekur nga virusi.

Përndryshe i përgëzoj të gjithë ata punëtorë gjithë andej institucioneve që me përkushtim janë duke i kryer punët e tyre”, ka shkruar Arifi në Facebook.

Exit mobile version