14.1 C
Pristina
Wednesday, November 27, 2024

Buy now

spot_img

Zyrtari i PDK i reagon Muratit, ia përmend tri çështje për të cilat duhet të shqetësohet

Arben Mustafa, “ministër” në hije i Financave i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), i ka reaguar ministrit të Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Muratit, i cili ka deklaruar se “opozita po bllokon ligjet duke i dërguar në Gjykatën Kushtetuese.

Murati ka përmendur ligjin për Çmimet Tavan, atë për Pagën Minimale si dhe për faljen e një pjese të tatimit në pronë.

Por për Mustafën, Murati po preokupohet për këto çështje, duke harruar rritjen ekonomike për vetëm 2%, rënien e eksportit dhe rënien e investimeve private.

Më poshtë postimi i plotë i Mustafës: 

Ministri i Financave sot qenka i shqetësuar për tri ligje që janë në Gjykatën Kushtetuese, gjegjësisht:

– Për ligjin mbi tatimin në pronë, me të cilin ua ka dyfishuar faturën e tatimit në pronë qytetarëve të Kosovës e pastaj është munduar që këtë veprim ta kamuflojë me mundësinë e faljes së 100 eurove nga buxhetet e komunave.

– Për ligjin e çmimeve tavan, përmes të cilit po mundohen t’i hedhin “hi në sy” qytetarëve se kinse po bëjnë diçka për ta kontrolluar rritjen e çmimeve, por që edhe vetë e dinë se kjo nuk çon askund.

– Për ligjin për pagën minimale, me të cilin në mënyrën më të paskrupullt i kanë përjashtuar nga rritja veteranët e UÇK-së në këtë kohë të vështirë të rritjes së madhe të çmimeve.

Pra, këto janë çështjet të cilat po e preokupojnë Ministrin e Financave!

Në anën tjetër, Ministri nuk po duket aspak i shqetësuar për

– rritjen ekonomike prej vetëm 2% –  më të ultën në dhjetë vite, 

– rënien e eksporteve me mbi 10%, 

– rënien e investimeve private me rreth 6%, dhe

– mungesën e çfarëdo plani për dalje nga kjo zymtësi që e ka kapluar ekonominë dhe vendin në përgjithësi.

Ministër, leje propagandën e filloje punën!

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img