3.4 C
Pristina
Wednesday, November 27, 2024

Buy now

spot_img

Zyrtari i NATO-s në Serbi: Presim shtensionim të plotë të situatës në veri të Kosovës

Ne ende presim të shohim një shtensionim të plotë të situatës në veri të Kosovës, tha shefi i Zyrës Ndërlidhëse të NATO-s në Beograd, Giampiero Romano.

“Të gjitha palët duhet të punojnë për të parandaluar çdo ripërshkallëzim. Dhuna mund ta destabilizojë Ballkanin Perëndimor dhe të kërcënojë aspiratat euro-atlantike të këtij rajoni”, tha Romanov në një intervistë për Radion Evropa e Lirë.

Ai përshëndeti hapat e ndërmarrë nga institucionet e Kosovës, që kanë të bëjnë me zvogëlimin e numrit të pjesëtarëve të Policisë së Kosovës rreth objekteve komunale në veri të Kosovës, si dhe punën për organizimin e zgjedhjeve të reja lokale.

“Rruga e vetme përpara është ajo përmes dialogut të ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian [BE], të cilin Aleanca Veri-atlantike e mbështet fuqishëm. Ne besojmë se Serbia, si një partnere afatgjatë e NATO-s, do të angazhohet për t’u përfshirë në një dialog të tillë në mënyrë konstruktive”, theksoi ndër tjerash shefi i Zyrës Ndërlidhëse të NATO-s në Beograd.

Tensionet në veri të Kosovës u rritën në fund të majit, pasi kryetarët e rinj të komunave Zveçan, Zubin Potok dhe Leposaviq, të shoqëruar nga Policia e Kosovës, hynë në ndërtesat komunale.

Banorët serbë e kundërshtuan këtë dhe organizuan protesta që kulmuan në dhunë më 29 maj në Zveçan, ku u plagosën dhjetëra demonstrues dhe ushtarë të misionit të NATO-s në Kosovë (KFOR).

Ndërkohë, Kosova dhe BE-ja arritën marrëveshje për shtensionimin e situatës, e cila parasheh shpalljen e zgjedhjeve të reja në komunat në veri.

Kur bëhet fjalë për ndikimin e Rusisë në Serbi dhe më gjerë në Ballkanin Perëndimor, Romano deklaroi se shqetësimet për ndikimin e Rusisë në rajon “u bënë më intensive që kur filloi pushtimi në shkallë të gjerë i Ukrainës nga Rusia”.

“Ajo që po shohim në të gjithë rajonin është përhapja e dezinformatave, detyrimeve, hakerëve dhe aktiviteteve të tjera destabilizuese. Kjo është arsyeja pse NATO-ja do të vazhdojë të përmirësojë bashkëpunimin me partnerët në rajon për të mbështetur reformat, paqen dhe sigurinë rajonale”, u shpreh Romano.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img